Analiza e REL: Çfarë do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Donald Trumpit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndaj Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), është ngritur aktakuzë për komplot për ta mashtruar SHBA-në, dhe për krime të tjera që ndërlidhen me përpjekjet e tij për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020. Ja çfarë do të ndodhë më tej.

Kur do të dalë para gjykatës Trumpi?

Trumpi do ta bëjë paraqitjen e parë para gjykatës të enjten, ku prokurorët do t’i shpalosin akuzat ndaj tij dhe një gjykatës do t’i vendosë kushtet për lirimin e tij me kusht. Ai mund të bëjë një marrëveshje me prokurorinë në atë kohë, por ekipi i tij mund ta bëjë këtë edhe më vonë.

Një gjykatës do ta caktojë pastaj një orar për mocionet paragjyqësore, një proces që zgjat disa muaj ku prokurorët i dorëzojnë dokumentet dhe provat e tjera tek avokatët e mbrojtjes. Avokati i Trumpit me gjasë do ta bëjë një kërkesë për ta hedhur poshtë këtë në muajt në vazhdim, por në raste kriminale këto kërkesa rrallëherë pranohen. Të dyja palët ka gjasa të kërkojnë të dinë se çfarë provash dhe dokumentesh ligjore lejohen në gjykim.

Çfarë ndikimi do të ketë ky rast në fushatën zgjedhore të Trumpit?

Nuk do të ketë [ndikim], nga pikëpamja praktike. Asgjë nuk mund t’i ndalojë të pandehurit në raste kriminale të bëjnë fushata zgjedhore apo të marrin detyrën nëse zgjidhen.

Ndikimi politik është më i paqartë. Trumpi e ka treguar një aftësi të veçantë për t’i ndryshuar skandalet, të cilat do t’i fundosnin shumicën e politikanëve, dhe dy aktakuzat e kaluara nuk kanë bërë asgjë për ta minuar epërsinë e tij komanduese në garën për nominimin e kandidatit të republikanëve për president.

Lexo edhe :  Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë godet Iranin verior

Nëse e fiton nominimin, Trumpi do të përballet me presidentin Joe Biden nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në nëntor të vitit 2024. Bideni e mposhti Trumpin më 2020, por në sondazhet hipotetike të një gare tjetër me Trumpin, Bideni e ka një epërsi shumë të vogël, sipas agjencisë Reuters.

Kur do të ndodhë gjykimi?

Kjo është e paqartë, por ka mundësi të ndodhë pas shumë muajve. Një gjykatës do ta vendosë një datë për gjykimin fillestar, por ajo datë zakonisht shtyhet, pasi të dyja palët argumentojnë për çështjet ligjore dhe rishikimin e provave. Trumpi, po ashtu, mund të ankohet ndaj vendimet e gjykatësit për seancat e para gjyqësore, gjë që mund ta ngadalësojë rastin.

Marrë nga REL

Të fundit

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të...

Klubi i madh francez bie në kategorinë e dytë prej problemeve ekonomike

Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi historik Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për...

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar dhe jo vetëm u mblodhën...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Lajme të tjera

Web TV