Një kapitull legjendar, Gianluigi Buffon tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianluigi Buffon tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare. Njoftimi zyrtar erdhi përmes llogarive të portierit në rrjetet sociale.

“Mbaron këtu. Ti më ke dhënë gjithçka. Unë të dhashë gjithçka. Ne fituam së bashku,” shkruante Buffon në një postim, shoqëruar me një video me të gjitha bëmat në karrierën e tij 28-vjeçare, nga fillimet e tij me Parmën e deri te triumfet me fanellën e Juventusit dhe të kombëtares, që kulmoi me fitoren e Kupës së Botës në vitin 2006.

Portieri përfundoi më herët kontratën me Parmën, e cila do të skadonte në vitin 2024. Buffon pritet të emërohet kreu i delegacionit të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini.

“Njëzet e tetë vjet karrierë më duken një rezultat i pabesueshëm, pothuajse i paimagjinueshëm, mbi të gjitha për vazhdimësinë e performancës së treguar në pothuajse tri dekada.

Ky, për mendimin tim, është aspekti që përcakton më shumë vlerën e një karriere sportive, ky është rasti im”.

Me këto fjalë Gigi Buffon ka komentuar lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur në faqen e Parmës.

“Kam vënë kaq shumë pasion, përkushtim, entuziazëm dhe lumturi në futboll, saqë duke parë mbrapa, mund të them se me të vërtetë “fluturuan” 28 vjet.

Mes këtyre dy datave (19 nëntor 1995 dhe 30 maj 2023, debutimi në Serinë A dhe ndeshja e fundit në B) është historia ime e futbollit dhe historia ime sportive. Por edhe historia e atyre që me brohoritje, me lot dhe me dashuri më kanë mbështetur në këto 28 vite”, nënvizoi Buffon.

“Gjithashtu dua të falënderoj Parmën dhe njerëzit e saj, sepse ata me të vërtetë më kanë bërë të ndihem kaq i dashur në këto dy vite: presidenti Kyle Krause, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në botën e futbollit, dhe drejtorët e klubit, që më ofruan menjëherë një rol drejtuesi”, përfundoi Buffon.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV