Bayern Munich nis ofertën e katërt për Harry Kane, 24 orë kohë për Spurs për të vendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich ka prioritet transferimin e sulmuesit anglez Harry Kane gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti gjerman ka arritur marrëveshje prej kohësh me futbollistin për një transferim në Munich, por një gjë të tillë ende nuk ka ndodhur me Tottenhamin.

Spurs deri më tani kanë refuzuar tre oferta të njëpasnjëshme të Bayernit, duke këmbëngulur të fitojnë më shumë.

Bavarezët tashmë kanë bërë ofertën e fundit dhe i është komunikuar londinezëve se nëse nuk e pranojnë atëherë do të ndryshojnë objektiv.

Sipas asaj që ka raportuar “Sky Sport”, kampioni në fuqi i Gjermanisë ka ofruar 100 milionë euro plus bonuse për transferimin e Kane.

Gjithçka tani mbetet në dorën e Spurs nëse do ta lejojnë largimin e kapitenit të tyre, apo do të rrezikojnë që vitin tjetër ta humbasin me parametra zero.

Kane ka edhe një vit kontratë me skuadrën londineze dhe ka treguar haptazi se nuk do të rinovojë.

Të fundit

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

Lajme të tjera

Web TV