VIDEO/ Turistët në Itali rrëzuan një statujë 150-vjeçare për të bërë foto

Një grup turistësh të rinj gjermanë, duke pozuar për foto për në rrjetet sociale, rrëzuan një statujë të vlefshme në një vilë në veri të Italisë, tha menaxheri i vilës, Bruno Golferini.

Dy nga grupi u ngjitën në shatërvan për të përqafuar skulpturën “Domino” të artistit Enrique Buti dhe një i tretë e shtyu atë me një shkop përpara se statuja 1.70 metra e gjatë të binte në tokë.

Golferini u shpreh se kishte paraqitur një raport në polici kundër të 17 turistëve gjermanë që ishin në grupin që mori me qira vilën. Ata janë larguar ndërkohë nga Italia dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit.

Turistët janë larguar ndërkohë nga Italia dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit.

Statuja është rreth 150 vjet e vjetër dhe vlera e saj llogaritet rreth 200 mijë euro, duke shtuar se riparimi është i vështirë për shkak të dëmtimeve shtesë të pllakave në shatërvan.