Zyrtare/ Ylber Ramadani është lojtar i Lecce, mesfushori kuqezi firmos për tre sezone

Tashmë është zyrtare, Ylber Ramadani është futbollist i Lecces. Mesfushori kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore ndërsa këtë të premte është prezantuar në zyrat e klubit, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti. Ramadani firmosi një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori kuqezi do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Ramadani i kushtoi Lecces 1,2 milionë euro, teksa Abderdeen do të mbajë edhe 10% të kartonit.