Rasmus Hojlund është zyrtarisht lojtar i United: “Ëndërr e kthyer në realitet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet zyrtar transferimi i Rasmus Hojlund te Manchester United.

Sulmuesi danez është larguar nga skuadra italiane Atalanta pas vetëm një sezoni dhe ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit anglez.

Manchester United ka prezantua danezin për të cilin ka paguar plot 70 milionë euro tek Atalanta.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Djajtë e Kuq.

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të luaja në Old Trafford si lojtar i Manchester United”.

“Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë. Është ende herët në karrierën time, por e di që jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”.

“Pasi fola me menaxherin, e dija se ky mjedis do të ishte i përsosur për zhvillimin tim. Po shijoj mundësinë për të punuar me një nga trajnerët më të mirë në botë. Nën drejtimin dhe mbështetjen e tij, e di se jam në gjendje të arrij gjëra të mëdha së bashku me shokët e mi të rinj në këtë klub të veçantë”, ka thënë Hojlund.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV