Al Ahli rrit ofertën për transferimin e Victor Osimhen, presidenti De Laurentiis reziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtëpinë e Napolit nuk e bëjnë gjumin të qetë, kjo pasi klubet saudite vijon të joshin në distancë “bomberin” e Serie A, Victor Osimhen. Nuk është i qetë as vetë lojtari pasi shumat në tavolinë janë më të vërtetë të çmendura. Së fundmi, klubi i Al Ahli i ofron një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 175 milionë euro në total, 35 milionë euro neto në sezon. Pavarësisht interesimit të fortë të sheikëve, presidenti De Lautentiis nuk e ka me nxitim, Osimhen është i blinduar me një kontratë deri në 2025, periudhë e mjaftueshme për në negociuar kushtet e kontratës së re.

Al Ahli është gati të përmbush edhe egon e bosit të bluve, mund t’i ofrojnë 200 milionë euro, por De Laurentiis ka refuzuar të futet në negociata në këtë pikë të merkatos pasi starti i sezonit të ri është shumë pranë, nuk i jep shumë kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë. Jo vetëm Osimhen, klubi i Al Ahli do të paraqitet këto ditë me një ofertë zyrtare për Piotr Zielinski, me lojtarin që ka një kontratë që i skadon në 2024, ky fakt e bën De Laurentiis të mos jetë komod në negociata.

lg.php.gif

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV