Jorginho kërkon largimin nga Arsenali, mesfushori italian drejt superligës turke

Arsenali pagoi rreth 12 mln euro në arkat e Chelsea në merkaton e janarit për kartonin e Jorginhos. Mesfushori i kombëtares italian firmosi deri në vitin 2024 me Gunners, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Gjithsesi, 31-vjeçari nuk është përshtatur shumë mirë tek ekipi i Mikel Artetës. Konkurrenca në repartin e mesit të fushës është rritur dhe lojtari u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin.

Opsion që e preferon edhe trajneri spanjoll, pasi nuk e ka në planet e së ardhmes. Në skenë ka dalë Turqia, më saktë Fenerbahce.

Shtypi turk shkruan se klubi i njohur nga Stambolli ka shprehur interesim konkret për shërbimet e lojtarit të kombëtares italiane.

Turqit po përgatitin një ofertë për kartonin e Jorginhos, ndërkohë që Arsenali shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.