Manchester City e nis aty ku e la dhe mposht me lehtësi Burnleyn në javën e parë

Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s. Manchester City triumfoi lehtësisht 3-0 në fushën e Burnley-t, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve se do t’u duhet ndoshta një mrekulli që ta zbresin nga froni i kampionit.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Erling Haaland. Norvegjezi realizoi dygolësh brenda pjesës së parë, duke u shfaqur me instiktin e vrasësit brenda zonës. Një sulmues pa limite, që në këtë sezon të dytë me Cityn mund të thyejë të tjera rekorde.

Golin e tretë për skuadrën e Guardiolës e realizoi Rodri në pjesën e dytë.

E vetmja nuancë negative në këtë mbrëmje për City-n ishte dëmtimi i De Bruyne, që la fushën që në pjesë ne parë.