Mbyllet miqësorja e luksit, Roma triumfon ndaj Partizanit në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi Partizanin me rezultatin 1-2.

Në lojë, diferencat ishin të kuptueshme, me Romën që ishte dominese dhe arriti që të shënonte golin e avantazhit që në të 12-ën, me anë të El Shaarawy. “Faraoni” doli i vetëm me Hoxhën dhe arriti që të realizonte.

Italianët ishin dominues dhe provuan sërish me El Shaarawy që ishte rreziku kryesor. Një top i humbur nga Hadroi u shfrytëzuar mjaft mirë nga Roma që me anë të Belotti-t shënoi dhe golin e dytë të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga të dyja skuadrat, ndërkohë që panorama ishte e njëjtë me Romën më kërkuese, ndërsa Partizani që tentonte me kundërsulmet.

Qirko bëri disa pritje të bukura, ndërkohë  të kuqtë luajtën me pjesën më të madhe të titullarëve në fundin e lojës, duke e shtuar dukshëm presionin.

10 minuta e fundit, të dyja skuadrat luajtën me 10 lojtarë. Preka u largua nga fusha i dëmtuar, ndërkohë që Mourinho menjëherë reagoi duke larguar Aouar e duke barazuar lojtarët në fushë.

Vetëm pak minuta më vonë, Cara u ndal në mënyrë të parregullt brenda zone dhe Xhaja akordoi 11-metërsh. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke ndëshkuar Romën, e duke entuziazmuar tifozët në shkallët e stadiumit.

Të fundit

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Lajme të tjera

Web TV