Neymar “tradhton” Barçën sërish, braziliani firmos kontratën marramendëse me Al-Hilal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar Jr do të largohet nga Paris Saint Germain pas gjashtë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi brazilian ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Lindjen e Mesme te skuadra Al-Hilal.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare, derisa tanimë janë zbuluar edhe detajet e transferimit të tij dhe të kontratës.

Skuadra arabe Al Hilal do të paguaj 80 milionë euro për PSG-në dhe një ofertë dy vjeçare për sulmuesin brazilian.

Neymar gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të fitojë 160 milionë euro, pasi paga e tij do të jetë 80 milionë euro në sezon.

Mediat franceze kanë raportuar se lojtari do të kryejë gjatë ditës së sotme (e hënë) testet mjekësore.

Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.

Gjatë gjashtë viteve qëndrim te PSG, sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.

Të fundit

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Lajme të tjera

Web TV