VIDEO/ Manchester United triumfon me vështirësi ndaj Wolves, “Djajtë e Kuq” nuk bindin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United e nisi me fitore sezonin e ri të Premier League teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën me shifrat 1-0 në Old Trafford, Wolverhampton. Goli vonoi dhe në disa raste miqtë “trembën” vendasit, megjithatë të besuarit e trajnerit Erik ten Hag goditën në momentin e duhur dhe iu falën një goli të qendërmbrojtësit, Raphael Varane.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa shkëndijën e parë e dhuroi Marcus Rashford në minutën e 12-të goditja e të cilit u ndal nga portieri Jose Sa. Nga ana tjetër, në të 27-tën, Wolverhampton u kundërpërgjigj me Cunhan, por që sulmuesi nuk mundi të gjente kuadratin e mbrojtur nga portieri Andre Onana. Në minutat shtesë të pjesës së parë, një mundësi e mirë u shfaq për Raphael Varane që mund të bënte më mirë pas një goditje me kokë.

Në fraksionin e dytë, “Ujqërit” u shfaqën më kërkues në fushë dhe patën një shans sërish me Cunhan, por edhe njëherë tjetër braziliani nuk u tregua i saktë. Në të 72-tën, Pedro Neto u shfaq në zonën e “Djajve të Kuq” pas një kundërsulmi të iniciuar nga Cunha, por goditja e portugezit ishte shumë qëndrore dhe nuk shqetësoi Onanan që priti në pozicion.

Por, shpërdorimi i mundësive të paraqitura do t’i rëndonte tepër miqtë pasi nga ana tjetër, United nuk fali dhe kaloi në avantazh në minutën e 76-të. Ishte Varane ai që shënoi me kokë pas një asisti të Wan-Bissakas.

Në Old Trafford shpërtheu festa, ndërkohë që vendasit mbrojtën me fanatizëm avantazhin ndërsa edhe Onana bëri një punë të shkëlqyer në minutën e 83-të dhe të 84-të, kur ndali në dy tentativa radhazi Fabio Silvën.

Lexo edhe :  Albin Kurti pret Rrahmanin: Sa herë ti fiton, bëhesh i paharrueshëm

https://youtu.be/tTHUhuSO3ho

Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe të besuarit e trajnerit Erik ten Hag siguruan tre pikët e para të sezonit. Ndeshja e radhës për United është ajo e datës 19 gusht në transfertë ndaj Tottenham, ndërsa Wolverhampton pret në shtëpi Brighton.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV