Dëmtim i rëndë për Kevin De Bruyne, Pep Guardiola zbulon kur do të rikthehet belgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kevin De Bruyne bën me dhimbje kokë Pep Guardiolën. “Ylli” i Manchester City u dëmtua në javën e parë të sezonit të ri në Premier League.

Belgu pësoi një tërheqje muskulore në duelin e fituar 0-3 ndaj Burnley dhe u detyrua të braktiste ndeshjen në mesin e pjesës së parë.

“Është një dëmtim i rëndë. Duhet të vendosim nëse Kevin do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo jo…

Vendimi final do të merret në ditët e ardhshme, teksa lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 3-4 muaj”, u shpreh Pep Guardiola.

Në prononcimin përpara finales së Superkupës së Europës kundër Sevillas. Që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje (21:00) në Pire, stadiumin e Olympiacosit.

Dëmtimi i De Bruyne pritet të shtyjë drejtuesit e Manchester City të mbyllin operacionin e blerjes së brazilianit Lucas Paqueta nga West Hami.

Të fundit

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Lajme të tjera

Web TV