Tashmë nuk ka më dyshime, Neymar Jr është zyrtarisht lojtar i Al-Hilal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar është zyrtarisht lojtari më i ri i Al-Hilal. Sulmuesi brazilian mbylli pas gjashtë vitesh eksperiencën në Paris me skuadrën e PSG teksa nga transferimi në Lindjen e Mesme do të përfitojë shumën rekord të 300 milionë dollarëve për dy vite.

Në fakt, totali mund të shkojë edhe më shumë pasi nëpërmjet bonuseve pritet që 31-vjeçari të përfitojë deri në 400 milionë dollarë.

Kontrata e Neymar do të jetë deri në vitin 2025 me mundësi zgjatje edhe për një tjetër vit. Interesant mbetet mundësia që në vitin 2025 pasi ta mbyllë kontratën me Al-Hilal, Neymar do të ketë mundësinë e përzgjedhjes nëse do ta vijojë aventurën në Arabi apo jo, pasi rikthimi te Barcelona mbetet sërish një ide.

Në këtë sezon, ribashkimi Barcelona-Neymar nuk u krye pasi trajneri Xavi Hernandez ishte kundër bashkëpunimit me brazilianin, por pas dy vitesh skenarët pritet të ndryshojnë.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV