Al-Khelaifi: “Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një lojtari si Neymar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këmbënguli gjatë që të rikthehej te Barcelona, por e ardhmja e Neymarit quhet Al Hilal. Klubi nga Arabia Saudite ka përforcuar sulmin me shërbimet e 31-vjeçarit, i cili braktis futbollin europian pas 10 vitesh.

Al Hilal arriti akordin me PSG-në për 90 mln euro. Kontratë 2-vjeçare për brazilianin, i cili do të përfitojë rreth 80 mln euro neto në sezon. Aventurën 6-vjeçare në kryeqytetin francez e mbylli me 13 trofe.

Gjatë 173 ndeshjeve me fanellën e PSG-së ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi ka zgjedhur fjalë zemre për t’u përshëndetur me Neymarin.

Për të cilin shpenzoi 222 mln euro te Barcelona në verën e vitit 2017, duke e kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet.

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, u shpreh kreu i PSG-së.

Të fundit

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në...

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia...

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit në një përpjekje për të...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Lajme të tjera

Web TV