Bën bujë modelja që realizoi foto me barkun jashtë në xhaminë më të madhe në Ankara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reagime të forta ka shkaktuar në Turqi seti fotografik i një modeleje, e cila ndoqi instruksionet e regjisorit Bilal Kisa në xhaminë më të madhe dhe më të rëndësishme të Ankarasë. Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami.

Siç shihet në fotot e postuara në Instagram, që më vonë i hoqi pas reagimit të ashpër, modelja ka veshur një bluzë të shkurtër që i ekspozon barkundhe një shall të bardhë, teksa pozon në xhaminë e Kocatepe.

“Këto foto kapin magjinë e të kundërtave në formën e tyre më të pastër”, shkruan regjisori në tekstin që shoqëron fotot.

Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara nga zyra e guvernatorit të Ankarasë, u njoftua një hetim: “Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ, pasi është fyer adhurimin për xhaminë”.

Në një postim të ri në Instagram, regjisori shkruan: “Më vjen keq kur shoh që puna që bëra në Kocatepe ishte aq larg qëllimit dhe hyri në rrugë të tjera. Edhe pse qëllimi im ishte të thyeja paragjykimet e atyre që nuk e duan xhaminë për të treguar se xhamia është një vend ku të gjithë gjejnë qetësi, jam i shqetësuar që edhe unë dhe familja ime akuzohen edhe për tradhti. I kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo keqkuptuar”.

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV