Ja çfarë ndodh kur klikon një faqe të cilën Elon Musk nuk e ka qejf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka njerëz dhe platforma që nuk e kanë fort qejf Elon Musk dhe ky i fundit, ndonëse përgjithësisht i merr me sportivitet kritikat, së fundmi vendosmi të ndërmarrë një veprim radikal.

Gjigandi i mediave sociale, Twitter, i cili zotërohet nga Musk, aplikoi një vonesë prej pesë sekondash që ngadalësonte aksesin në faqe – një proces i njohur si throttling – duke përfshirë New York Times, Reuters, Instagram dhe Blue Sky, një tjetër rrjet social, raportoi të martën Washington Post.

Faqet që hapen me vonesë përfshijnë konkurrentë të Twitter dhe mediat që kanë kritikuar Elon Musk. Washington Post testoi vonesat dhe zbuloi se nëse dikush klikon një link në Twitter, faqja hapet me vonesë dhe për pesë sekonda, ekrani është bosh.

Pas raportimit, duket se problemi u zgjidh. Musk ka zhvilluar një betejë të vazhdueshme kundër kritikëve të tij në media. Në prill, Twitter etiketoi BBC-në dhe NPR-në si “media të lidhura me shtetin”, gjë që shkaktoi protesta nga mediat dhe stafi i tyre./E.Ç

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV