A ishte Machu Pichu një qytet kozmopolitan si New York-u?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analiza e parë plotë e ADN-së ka treguar se individët e varrosur në Machu Pichu, qyteti i humbur i Inkave, ka qenë një komunitet kozmopolit. Mendohet se njerëz nga e gjithë perandoria Inka kanë ardhur për të punuar në këtë fortesë. Machu Picchu është një vend arkeologjik i vendosur në një lartësi prej 2400 metrash në rajonin Cusco (Peru) afër xhunglës së Andeve. Qyteti antik i Inkave, një sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO që nga viti 1983, u zbulua në vitin 1911 nga arkeologu Hiram Bringham (1875-1956). Fortesa është ende një dëshmi e zotësisë së pabesueshme inxhinierike të banorëve të saj, të kursyer mrekullisht nga koha dhe nga kolonizimi spanjoll, i cili nuk arriti kurrë kaq larg.

Por misteret e pazgjidhura fshihen ende mes rrënojave të këtij vendi arkeologjik. Pse u themelua pikërisht këtu, në më shumë se 2400 metra mbi nivelin e detit, aq larg nga qendra e perandorisë? Kush jetonte atje? Dhe mbi të gjitha nga kush u ndërtua?

Si të gjitha pronat mbretërore, Machu Picchu strehoi jo vetëm sovranët dhe oborrin e tyre, por edhe shërbëtorët, duke përfshirë artizanë dhe punëtorë të pakualifikuar, të njohur si “yanacona”, të cilët jetonin përgjithmonë në fortifikim dhe kontribuan në mirëmbajtjen e ndërtesave. Yanacona-t u sollën në pronat nga tokat e pushtuara dhe u konsideruan  privilegjuar në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Kjo është ajo që doli nga testet gjenetike të kryera nga ekipi i Jason Nesbitt, profesor i asociuar i arkeologjisë në Shkollën e Arteve Liberale të Universitetit Tulane, mbi popullsinë e varrosur në vend më shumë se 500 vjet më parë.

Studiuesit krahasuan ADN-në e 34 individëve që ishin në Machu Picchu, të varrosur si yanacona, me atë të 34 individëve nga vende të tjera në Perandorinë Inka dhe me atë të disa gjenomave moderne të Amerikës së Jugut, për të parë se sa “të lidhur” ishin ato”.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale mund t'ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Rezultatet treguan se individët vinin nga e gjithë Perandoria, një e treta e tyre deri në Amazonën e largët. Vetëm disa kishin ADN të pajtueshme, gjë që tregon se ata ishin individë të vetëm (dhe jo grupe familjare) të sjellë në rezidencën perandorake për të punuar. Prandaj, ata që erdhën në pallat për të kryer një detyrë specifike, ishin pjesë e një komuniteti heterogjen, i cili përfaqësonte shumë grupe të ndryshme etnike nga e gjithë Perandoria Inka.

Për më tepër, nga analiza gjenetike u vu në dukje se katër zonat e varrezave të Machu Picchu nuk ishin të ndara sipas origjinës së të ndjerit, kufoma e të cilit u mor në hulumtim për testet e vazhdueshme. Individët e varrosur së bashku në shpella kishin ADN krejtësisht të ndryshme: “Këto rezultate konfirmojnë se Machu Picchu ishte një komunitet kozmopolit në të cilin njerëz me prejardhje të ndryshme jetonin së bashku, martoheshin, kishin fëmijë dhe varroseshin së bashku”, përfundon një nga studjuesit kryesor që u mor me këto teste.

A. S

 

Të fundit

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri...

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

23-vjeçari plagos më armë babain në Fier

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe...

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në...

Lajme të tjera

Web TV