Pësoi aksident gjatë një gare me kuaj, portieri spanjoll lë spitalin pas 82 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajm i mirë nga Spanja  rreth situatës së portierit Sergio Rico. E përditshmja madrilène “Marca” raportoi se portieri ka lënë spitalin pas plot 82 ditësh pas aksidentit të rëndë që pësoi rreth 3 muaj më parë.

“Gardiani” spanjoll i cili mbron portën e PSG, pësoi një aksident gjatë një gare me kuaj. Kjo bëri që portieri të binte në koma, duke shkaktuar panik në botën e futbollit.  29-vjeçari qëndroi për plot 1 muaj në koma dhe tashmë pas 82 ditësh ka lënë spitalin Virgen del Roccio në Sevilla.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Alba Silva, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Spanjolli u transferua tek PSG në shtatorin e vitit 2019 nga Sevilla për 6 mln euro, teksa gjysmën e dytë të sezonit 2021-2022 e kaloi në huazim tek Mallorca, për t’u rikthyer në Paris në verën e vitit të kaluar.

Sezoni i tij nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ”gardiani” ka kaluar 3 muajt më të vështirë të jetës së tij. Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 29-vjeçarit, nëse do të qëndrojë në Paris, ku pasi të arrijë formën e duhur të luftojë për një vend në formacion apo do të kërkojë një tjetër ekip. Përpara se të transferohej tek PSG, Rico ka luajtur për Sevillan, ku është aktivizuar në 114 ndeshje.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Lajme të tjera

Web TV