VIDEO/ Real Madrid përmbys Almeiran dhe ruan kreun e La Ligas, Jude Bellingham fenomenal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Triumfi me përmbysje 1-3 i Real Madrid në transfertën e Almeria-s, mban emrin e Jude Bellingham.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën që në minutën e tretë me Arribas.

Megjithatë madrilenët e përmbysën rezultatin dhe protagonist i padiskutueshëm ishte mesfushori i afruar këtë verë te “Los Blancos”, Bellingham.

Në minutën e 19’ anglezi gjeti rrjetën, duke u dhënë barazimin miqve.  Ndërsa në minutën e 45+5’ Toni Kroos tentoni të shënonte, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”

Në minutën e 60’ i asistuar nga Kroos, Bellingham realizoi golin e dytë dhe kaloi Realin në avantazh.

Ndërsa në minutën e 73’ i asistuar nga anglezi, Vinicius Junior shënoi golin e tretë për Real Madrid dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

Pas javës së dytë të La Liga, Almeria renditet në vend të fundit me zero pikë, Real Madrid kryeson me gjashtë pikë, ndërsa vlen të theksohet se Jude Bellingham kryeson listën e golashënuesve me tre gola në dy ndeshje.

https://youtu.be/zmLpsHMaGUk

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV