Stuhia dëmton varkën mes liqenit, shpëtohen 5 persona në Ohër (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat Detare të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuar pesë persona në një anije pasi rrezikoheshin nga stuhia e fuqishme.

Mësohet se 55-vjeçari me origjinë nga Ohri, humbi kontrollin e varkës së në të cilën kishte katër pasagjerë. Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 19:00 në Liqenin e Ohrit rreth 7 mijë metra larg bregut, ku një varkë me vela e cila mbante pesë persona u dëmtua nga një stuhi e fuqishme dhe e kishte të pamundur kthimin.

Sipas autoriteteve maqedonase, pesë anëtarët e bordit të anijes me vela u shpëtuan dhe u transportuan në Stacion Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Marrë nga © youtube.com/@mvrjavnost

Të fundit

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

Lajme të tjera

Web TV