Beleri u la në burg, Ministria e Jashtme greke: Vendimi i gjykatës në kundërshtim me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme greke në një reagim të fundit në lidhje me rrëzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri shprehet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, sipas reagimit të ministrisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lejë në fuqi masën “arrest me burg”, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Mëngjesin e kësaj të hëne për të disatën herë Beleri dhe avokatët e tij u paraqitën në Gjykatën e Posaçme për të ndryshuar apo shuar masën e sigurisë, e për t’i hapur rrugë betimit të Belerit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe kjo tentativë dështoi pasi gjykata vendosi që Beleri të hetohet në masën e sigurisë arrest me burg

Sipas Gjykatës së Posaçme nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësim të masës së sigurimit./nsh

Të fundit

Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të...

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin në pistë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë...

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin. Sipas Avivi, Izraeli...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

Lajme të tjera

Web TV