Vrau 7 foshnje, infermierja në Britaninë e Madhe dënohet me burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere në Britaninë e Madhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht pasi u shpall fajtore për vrasjen e 7 foshnjave dhe tentativën për të vrarë 6 të tjera në një spital në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi i Gjykatës së Mançesterit do të thotë se 33-vjeçarja Lucy Letby nuk do të mund të dalë kurrë nga qelia. Ajo nuk pranoi të shfaqej në sallën e gjyqit për të dëgjuar dënimin, veprim që solli reagime të shumta dhe kërkesën për ndryshimin e ligjit që kjo të bëhet e detyrueshme.

Ajo u shpall të premten fajtore për vrasjen e foshnjave disa vite më parë, një çështje që shkaktoi reagim të madh në Britaninë e Madhe.
“Kjo ishte një fushatë e llogaritur, katile dhe cinike e vrasjes së foshnjave, ku u përfshinë grupmosha më e brishtë”, tha gjyqtari James Goss gjatë shpjegimit të vendimit të tij.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha të hënën se po shikonte mundësinë e ndryshimeve ligjore, në mënyrë që të akuzuarit të mos i shmangeshin përballjes me gjykatën dhe të afërmit e viktimave në sallën e gjyqit.

Letby i vrau foshnjat duke u injektuar ajër në gjak dhe stomak, duke u dhënë më shumë qumësht se sa nevojitej, duke i keqtrajtuar fizikisht dhe duke u injektuar insulinë. Ajo sulmoi 13 foshnja në vitet 2015-2016 dhe mashtronte kolegët duke u thënë se vdekja ishte për shkaqe natyrale./nsh

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV