I “përjashtuar” nga United, Mourinho dhe Roma në bisedime për transferimin e Greenwood

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur me sulmuesin Mason Greenwood në një telefonatë private së fundmi.

21-vjeçari ka pranuar të largohet nga Manchester United me pëlqim reciprok në javët në vijim.

Sulmuesi, për të cilin United ka këmbëngulur se është i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij në fillim të vitit 2022, nuk do të luajë më kurrë për ekipin e parë të United.

Megjithatë, talenti anglez ka klube që e duan gjithandej Evropës dhe një vjen nga Serie A që ka shprehur dëshirë ta transferojë.

Sipas mediumit “The Sun”, Mourinho foli me Greenwood për ta pyetur për një lëvizje të mundshme huazimi te Roma.

mourinho-greenwood-2.jpeg

Të dy janë njohur mirë, duke pasur parasysh kohën e Mourinhos si trajner i United disa vite më parë.

Por, nuk dihet ende se si do të pritej një transferim i tillë në Itali shkaku i problemeve të sulmuesit anglez.