Këputet kablloja/ 8 persona mbeten të bllokuar në teleferik në 1200 metra lartësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas zyrtarëve, gjashtë fëmijë dhe dy të rritur kanë mbetur të bllokuar në një teleferik që varet 1200 metra mbi një rajon malor në veriperëndim të Pakistanit.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor, raportojnë mediat e huaja.

“Një kabllo e teleferikut është shkëputur, brenda saj ka një minimum prej tetë personash që përbëhen kryesisht nga nxënës shkolle”, tha Abdul Basit Khan, një zyrtar i lartë për agjencinë provinciale të shpëtimit.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha në një deklaratë se ushtrisë pakistaneze i ishte kërkuar të kryente një mision shpëtimi me helikopter.

Syed Hammad Haider, një zyrtar i lartë provincial i Khyber Pakhtunkhwa (KP), tha se teleferiku ishte varur rreth 1 mijë deri në 1,200 metra mbi tokë.

“Ne kemi kërkuar nga qeveria që të sigurojë një helikopter”, tha ai.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit, Anwar-ul-Haq Kakar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të të gjitha “teleferikët e shkatërruara dhe jo në përputhje”, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV