Ndërroi jetë nga kanceri 4 vite më parë, portugezi bëhet baba falë fekondimit artificial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Portugali ka lindur fëmija i parë nga fekondimi artificial, babai i të cilit ka vdekur në vitin 2019 nga kanceri. Fëmija ka lindur në një spital në Porto dhe peshon gati katër kilogramë. Ai mban emrin e parë të babait të tij, Hugo, dhe të dytin, Guilherme, i zgjedhur për të po nga babai i tij.

Babai i tij vdiq nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij në laborator dhe një autorizim me shkrim ku aprovonte fekondimin.

Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Angela Ferreira, tani nëna e të voglit Hugo Guilherme. Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur.

Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi vlente vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.

Ishte angazhimi i Angela-s, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat në parlamentar. Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë vendosën së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë, ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve./E.Ç

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV