Tensione tek Al-Ittihad, trajneri Santo nuk e konsideron Karim Benzeman në planet e tij

Gjërat, në pjesën ekstra-futboll, nuk përmirësohen tek Al Ittihad. Nëse pak ditë më parë u zbulua një konflikt në dhomat e zhveshjes për politikën e transferimeve, ku përfshihej i sapoardhuri Jota, tani protagonistë janë Benzema dhe trajneri Nuno Espirito Santo.

Siç shpjegon media saudite ‘Al-Sharq Al-Aësat’, kriza është totale.

Sipas medias në fjalë, problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzema me Nuno Espirito është shumë e tensionuar… për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Real Madridit merr nga trajneri portugez.

Trajneri Santos i ka bërë të qartë klubit se Benzema nuk i përshtatet stilit të tij të lojës. Veç kësaj, media citon dhe se trajneri “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë. Vetë Benzema do ta kishte përcjellë pakënaqësinë e tij për këtë situatë tek ndërmjetësi që e çoi në Ligën Pro Saudite.

Benzema, i cili ende nuk ka shënuar një gol pas dy ndeshjesh kampionati, do t’i kishte kërkuar agjentit për të gjetur “një zgjidhje”. Veç kësaj, vlen të përmendet një tjetër episod: Benzema kishte kërkuar shiritin e kapitenit, por u ‘përplas’ me vendimin e Nunos, i cili vendosi t’i jepte shiritin Romarinhos, e më pas Ahmed Sharahilit.

lg.php.gif