Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë, ndalon monopatinat nga 1 shtatori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë. Në fakt, heqja e 15 mijë mjeteve të aksesueshme lirisht është duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori do të bëhet kryeqyteti i parë europian që ndalon plotësisht këtë shërbim.

Operacioni po zhvillohet “me dhimbje”, sipas raportimeve të mediave vendase, pasi rrezikohen mbi 100 vende pune. Megjithatë, është një ndërhyrje e pritshme, pas rezultatit të referendumit qytetar që më 2 prill dekretoi fundin e epokës së skuterëve elektrikë.

Në votimin konsultativ të organizuar nga bashkia e qytetit në prill, pothuajse 90% e votuesve që shkuan në qendrat e votimit, që përfaqësojnë 7% të të regjistruarve për shkak të abstenimit të fortë, votuan pro ndalimit. Anne Hidalgo, kryetarja socialiste e Parisit, u zotua më pas të vendosë në zbatim rezultatin.

Tre operatorët Dott, Lime dhe Tier Mobility kanë afat deri në 31 gusht për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga skuterët që do të transferohen në Bordeaux, Lille, Berlin, Londër, Tel Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.

Skuterët elektrikë, të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë përmes aplikacioneve, mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018. Në vitin 2020, bashkia u përpoq të rregullonte përdorimin e tyre, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre.

Këshilli i Qytetit të Parisit më pas inkurajoi hapur votuesit që të ndalojnë shërbimin për shkak të rritjes me 189% të aksidenteve që nga viti 2019, duke folur edhe për një klimë ankthi të krijuar në kryeqytet. Drejtuesit e lartë të tre kompanive të përjashtuara kritikuan vendimin duke thënë se Parisi është një përjashtim në territorin europian./E.T

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV