SHËNIM/ Kush po i vë zjarrin landfilleve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ardit Rada

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e djeshme vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ndërkohë që mediat raportuan se kishte patur tentativa për t’i vënë flakën edhe vend-grumbullimit të mbetjeve në Fier.

Çuditërisht, pak pasi zjarri kishte nisur në Elbasan, në derën e landfillit u shfaq Luciano Boci, i cili thoshte se djegia e mbeturinave në landfill provonte se inceneratori nuk punonte.

E njëjta retorikë politike u shpërnda më shpejt se sa flakët e zjarrit në mediat e PD-së dhe rrjetet sociale të deputetëve të saj.

Thënë kjo, përgjigja e pyetjes se kujt i intereson djegia e landfilleve, është shumë e thjeshtë. Përveç opozitës, që tenton të mbajë gjallë për arsye politike këtë çështje, askush tjetër nuk e ka këtë interes. Qeveria jo e jo. Pushteti lokal jo e jo.

Opozita po bën zjarrvënësin për të ngritur edhe njëherë shtëllungat e politikës së ditës.

Por në thelb kjo është kriminale. Të ndezësh zjarre në mënyrë të qëllimshme për përfitim politik është një tjetër krim i rëndë, nga ato me të cilat dje dhe sot, opozita është mësuar të bashkëjetojë.

Të fundit

Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj...

PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për nisjen e numërimit të votave nga Greqia

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një ankim ndaj vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili...

Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, kanë...

Laura Antoneli dhe Eduixh Fenek, dy seks-simbolet që u keqpërdorën në komeditë erotike

Nga Leonard Veizi Në vitet 1960-1970, kinema italiane lindi një fenomen kulturor i quajtur “commedia sexy all'italiana”, një hibrid i humorit, erotizmit, dhe satirës sociale....

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Pas një mungese prej 14 vitesh, Angelina Jolie kthehet me stil në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës 2025, si një figurë që...

Lajme të tjera

Web TV