“Atyre që pyesin a jam gjallë, u them…”/ Publikohet videoja e fundit e Prigozhin

Është publikuar në Telegram një video e re e Yevgeny Prigozhin, vetëm disa ditë përpara vdekjes së tij nga rrëzimi i avionit në afërsi të Moskës.

Video u publikua nga Gray Zone, një kanal i lidhur me Wagner Group. Në të shihet Prigozhin i cili po udhëton me një automjet në Afrikë, teksa komenton kërcënimet për sigurinë e tij.

“Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo, në këtë moment është fundjava, gjysma e dytë e gushtit 2023, unë jam në Afrikë. Pra, për njerëzit që duan të më zhdukin, ose që diskutojnë jetën time private, ju them se gjithçka është në rregull”, thotë Prigozhin në video.

Veshja, kapelja e kamuflazhit, ora në dorën e djathtë, përputhen me paraqitjen e Prigozhin në një video të publikuar më 21 gusht nga Afrika. Pra videoja e publikuar këtë të enjte mund të jetë realizuar 3 ose 4 ditë përpa se avioni i Prigozhin të rrëzohej në afërsi të Moskës.

Prigozhin u konfirmua i vdekur nga shteti rus, bashkë me 9 persona e tjeë të rrethit të ngushtë që ndodheshin në bordin e avionit.

Kremlini ka mohuar të ketë gisht në rrëzimin e avionit, ndërkohë që shërbimet inteligjente amerikane pohojnë se shpërthimi i avionit ishte i qëllimshëm.