Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm me raketa në qytetin ukrainas Kostyantynivka. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat.
Ai tha se “terroristët rusë sulmuan një treg, dyqane dhe një farmaci, duke vrarë njerëz të pafajshëm”.
Zelensky tha se Rusia duhet të mposhtet së shpejti në luftën mes dy vendeve për arsye se ata kanë ligësi dhe kjo është e tmerrshme.
Ai shtoi se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
“Të paktën 16 persona janë vrarë në një bombardim rus në Kostyantynivka, rajoni Donetsk. Terroristët rusë sulmuan një treg, dyqane dhe një farmaci, duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe se numri i viktimave mund të rritet më tej. Kushdo në botë që ende merret me ndonjë gjë ruse thjesht e injoron këtë realitet. E keqja e tmerrshme. Ligësia e hapur. Çnjerëzimi absolut. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur. E keqja ruse duhet mposhtur sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zelensky./kb