Befasuese dhe e frikshme, ngjyra e oqeanit po ndryshon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se në 20 vitet e fundit oqeanet po ndryshojnë gjithnjë e më shumë ngjyrën.

Nëse një trend i tillë vazhdon, ngjyra e fortë blu e detit, e cila është karakteristike për rajonet tropikale, mund të shihet vetëm në kartolina në disa pjesë të botës.

“Në përgjithësi, oqeanet me gjerësi të ulët janë bërë më të gjelbër gjatë 20 viteve të fundit”, sipas një raporti të botuar në revistën Nature.

Befasuese dhe e frikshme, ngjyra e oqeanit po ndryshon!

Simulimet që parashikojnë pasojat e ndryshimeve klimatike në Tokë sinjalizuan vite më parë se oqeanet mund të fillojnë të ndryshojnë ngjyrën, por tani shkencëtarët po e konfirmojnë atë.

“Të shohësh se kjo ndodh në të vërtetë nuk është befasuese, por e frikshme. Dhe këto ndryshime janë në përputhje me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu”, thotë bashkë autorja e studimit Stephanie Dutkiewicz në një deklaratë për Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

Befasuese dhe e frikshme, ngjyra e oqeanit po ndryshon!

Ekspertët vunë re nuanca më të gjelbra duke studiuar imazhet e vjetra satelitore dhe arritën në përfundimin se 56% e sipërfaqes së oqeanit është më e gjelbër se sa ishte në fillim të shekullit.

“Ne nuk e dimë se çfarë po e shkakton këtë trend. Arsyeja mund të jetë materiali organik, ndryshimet në llojin dhe sasinë e fitoplanktonit… të gjitha këto aspekte mund të ndikojnë në ngjyrën e oqeanit”, tha bashkautori i studimit Emanuel Bos për EOS Science News, duke shtuar se ai shpreson të zbulojë shkakun e ndryshimet së shpejti. /  S.M

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV