Emigrantët mund të votojnë, gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi u shpreh dje në një konferencë shtypi se një nga prioritete kryesore në sesionin e ri Parlamentar janë ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votët e emigrantëve.

Në këtë çështje pritet të merret edhe miratimi nga ana e opozitës e cila e ka kërkuar prej vitesh.

Edhe pse gjithnjë ka pasur premtime nga palët politike, në mazhorancë apo opozitë, sërish çështja e “votës së emigrantëve” nuk është bërë asnjëherë realitet.

Tashmë me ndryshimet e mundëshme në Kodin Zgjedhor dhe dakordësinë e palëve politike në zgjedhjet e vitit 2025 emigrantët për hetërë të parë mund të kenë mundësinë për tu bërë factor në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh dje se në sesionin e ri parlamentar janë tre prioritete si  procesi i integrimit të vendit drejt BE-së, reforma zgjedhore, siç është vota e emigrantëve apo dhe reforma në drejtësi.

“PS ka dhënë kontribut historik në fushën e integrimit evropian. Në sesionin e kaluar kemi miratuar një ligj të ri për rolin e parlamentit. Kjo ka të bëjë me rolin e shtuar që ka Kuvendi, si një nga institucionet bashkëformuluese të shtetit shqiptar në procesin e integrimit.

Grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin në procesin e integrimit. Në procesin e integrimit do të luajmë një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me BE. Kuvendi ka kohë që e luan këtë proces, por ky proces që quhet një krehje e të gjithë trupës shqiptare për të parë se sa është kompatibël, besoj se ka rol me rëndësi në këtë proces.

Ne si grup parlamentar do të luajmë dhe një rol në atë që quhet diplomaci parlamentare ku deputetët e PS do të jenë të angazhuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe zhvillimet politike në Parlamentin Europian”tha Çuçi, i cili si kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u mundua të mos atakonte politikisht opozitën, por ofroi mundësi bashkëpunimi.

Lexo edhe :  Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Një pikë që pritet të ketë dakordeësinë e opozitës është padyshim vota e emirantëve. “Prioriteti i dytë që është i një rëndësie të madhe, është fokusimi i grupit parlamentar në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i gjykatës Kushtetuese.

Ne do të jemi angazhuar që t’i përshtatim këto kushte. Do të adresojmë pa humbur kohë reformën, votën e emigrantëve. Ne duhet të krijojmë mundësinë që të gjithë emigrantët shqiptarë të shprehen me votë për qeverinë që i duhet Shqipërisë. Për fat të keq kjo nuk është realizuar.

Ne si PS e kemi qëndrimin tonë, kemi dhe draftin tonë që e kemi adresuar, pritet vetëm konsensusi nga opozita, që më pas ta kthejmë në një ligj dhe t’i japim shqiptarëve atë të drejtë që nuk është e vogël.

Edhe opozita shpresoj që ta kuptojë këtë domosdoshmëri për të çuar para një grup nenesh që do të garantonin votën e emigrantëve në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë.”, tha Çuçi.

Ai shtoi mes të tjerash se; “PS ka një qëndrim politik të qartë që të përfshijmë emigrantët në votimet në zgjedhje, kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Nga pikëpamja e legjislacionit, e mënyrës se si do ta adresojmë votën e emigrantëve.

PS e ka të qartë pozicionin e saj. Shqipërisë moderne i duhen më pak bashki se sa ka sot. Duhet të mbushim boshllëkun që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Duhet të krijojmë një formulë që i shkon në shtat këtij sistemi.”.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV