Lewa i “dashuruar” me Barçën: “Tek Bayerni isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor”

Robert Lewandowski nuk po kalon momentin më të mirë para portës. Fillimi i tij në kampionat, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër raundet e luajtura deri më sot, nuk ka qenë brilant.

Sulmuesi polak preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit të “Blaugranave”, Xavi.

I pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, Lewy pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”.

Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tre. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam këmbëngulës si më parë”, përfundoi Lewandowski.

“Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam super i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te Bayerni: “Para Barcelonës isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor. Kam kontratë dyvjeçare këtu me opsion edhe një vit tjetër”.