61% të pakënaqur me qeverinë! Ndërkohë, 73% të pakënaqur me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Në mesjavë publikova një sondazh në Report TV për çështjet e nxehta të ditës (Beleri, ndryshimet në qeveri), por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për aktivitetin e derisotëm të qeverisë dhe opozitës në përgjithësi.

Nga përgjigjet e të anketuarve (që përfaqësonin statistikisht me përafërsi të gjithë banorët e rritur të vendit), rezultoi se 61% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për punën e qeverisë deri më sot.

Nga ana tjetër, rezultoi se pothuaj 73% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.

Sa më sipër mund të jetë gjetja më domethënëse e këtij sondazhi. Pakënaqësia e shqiptarëve është e madhe ndaj të dyja krahëve të politikës, por goxha më e madhe ndaj opozitës.

Në kushte normale, në një vend normal, pakënaqësia e elektoratit duhej të ishte më e madhe ndaj një qeverie në pushtet prej një dekade (e me shumë skandale korrupsioni të regjistruara në gjykata), se sa ndaj opozitës që e kritikon qeverinë dhe që duhet të japë shpresë për një qeverisje më të mirë, në qoftë se vjen në pushtet.

Por në Shqipëri, opozita ka dy vjet që grindet mes vedit, ndërkohë që udhëheqës të saj shpallen persona non grata nga aleatët strategjikë perëndimorë.

Halli i tyre ka qenë deri më sot se sa vota do të marrin kandidatët e Bashkimit për Fitore dhe sa të PD-së zyrtare, ndërkohë që PS-ja ka fituar pothuaj në të gjitha bashkitë.

Me pak fjalë, siç tregon edhe sondazhi, shqiptarët janë të detyruar që, mes dy të këqijave, të zgjedhin më të voglën.

Të fundit

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Lajme të tjera

Web TV