Teatri absurd në qeramikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli

 

Ishte viti 1993 kur piktori K. sё bashku me piktorë të tjerë do bënin një vizitë në Modena, ne një si punë ekspozite pikture e përbashkët. Sapo lanë aeroportin e Fiumiçinos hynë në autostradën e veriut e diku në një nga autogrillet e atëhershme “Pavesi”, urën mes dy krahëve të autostradës, ndaluan për të ngrënë. Pasi mbaruan drekën, si shpërblim nga ana e personelit të restorantit morën një pjatë qeramike me motive veshjesh të asaj zone. Pjata me sfondin e bardhё kishte në mes një çift të rinjsh që buzëqeshnin.

Piktori K. krejt pa vetëdije kërkoi qё ta mbante vetёm ai atë pjatë rrethore. Ai e mbajti dhe nuk i shkonte në mend se çfarë do t’i sillte kjo pjatë!

Kishin kaluar kohë që nga ai udhëtim dhe piktori K. tashmë jetonte dhe punonte në Itali ku kompozonte piktura nё qeramika, piktura krejt origjinale. Por pjatën e mbante varur te muri i studios dhe qeshte. Ajo pjatë qё nё ditët e para i shfaqej në forma të ndryshme, herë ovale, herë katërkëndëshe e herë – herё në formë amebe. Ah, kjo forma e fundit, kjo amebë qeramike që ishte kthyer në plastelinë! Ai e shihte transforminin dhe i besonte shprehjes se “ëndrrat shihen dhe me sy hapur”.

Pjata me magjinë e saj u kthye në një ikonë sepse ai çift të rinjsh herë pas herë e ftonin piktorin të futej nё mes tyre dhe buzëqeshnin. Përse vallë e ftonin? Ishte era e detit të Durrësit që i tërhiqte! Jo, ishte diçka tjetër që piktori K. e kuptoi kur po pinte një kafe në Kodrën e Currilave në Durrësin e tij të dashur.

– Argjila- thërriti me zë të lartë. Argjila ishte ajo që i bënte dy të rinjtë e pjatës të buzëqeshnin.

Po! Argjila e Kodrёs sё Currilave ishte thirrja e mijravjetëve kur amforat me qeramikën durrsake çonin verë të kuqe nga kodrat e Kepit të Rodonit për tregtarët dhe fisnikët e Italisë kur ajo nuk ishte e bashkuar nga Garibaldi.

Por ishte dhe një thirrje tjetёr që piktorin K e bëri t’i përkushtohej krijimit të teatrit absurd në qeramikat e tij. Thirrja e pjatës ishte “absurdi thërret absurdin” dhe për piktorin K. ky ishte dhe laitmotivi i punimeve tё tij pa fund.

Kish filluar ndёrtimi i skenave të një teatri absurd. Argjila e Kodrës së Currilave mori jetë në studion e piktorit dhe veç skenografisë filluan të lindin aktorët e absurdit, aktorë ku trupi i tyre ishte amalgamë e dy argjilave, asaj durrsake dhe asaj italiane.

Dhe filluan të lindin të parat figura që vinin nga historia. Atij nuk i shqitej nga mendja Ofelia dhe Hamleti dhe ai ndoshta nuk e dinte se babai i tyre, Shekspiri kishte “qenë“ në tokën e Durrësit me komedinë e tij “Nata e dymbëdhjetë“ kur Viola pyeti kapitenin e anijes se ku ndodheshin dhe ai i tha “jemi në Iliri”. Ishte Viola, pararendsja e Ofelisё!?

Lexo edhe :  Një divë në skenë si Edith Mihali, artistja zgjedh që të tregojë për veten përmes artit

Dhe piktori K. vazhdon të sqarojë “Teatri shekspirian mbetet për të gjithë artistët një burim inspiracioni i rëndësishëm sepse paraqet alegorinë e ekzistencës. “

Po pra dhe Hamleti pasi vret pa dashje Pollonin, shikon hijen, fantazmën e të atit që piktori K. e ka shprehur me dritë – hije gati të padukshme ashtu si dhe vetë ideja e bisedës absurde..aty nё qeramikёn e bardhё nё tё hirtё…

Drama tragjike e Ofelisë te etydi transparent si ide është një qeramikë e bardhë ku duken vetëm këmbët e saj dhe imazhi i një femre të ulur diku ku fustani i saj ёshtë sahati i Salvator Dalisë që përkulet sipas tavolinës e gjithçka tjetër është errësisrë.

Teatri absurd i piktorit tonë është ndryshe nga ai i Beketit dhe Joneskos. Personazhet e tij herë nuk kanë kokë si lojtari i bizhozit, apo si dhe vetë Ofelia, që ashtu si pёrfundoi e pse duhej tё kishte kokë? Teatri absurd vjen e mbushet me personazhe kësaj here nga veriu i Shqipërisë ku çdo personazh i refrohet një tendence filozofike si psh. gruaja shkodrane që prehet e kënaqur mbi një karrike shekullore të Bushatllinjve, apo gruaja zadrimore që xhubletën e ka mbi kokë, ku sistemi i llogjikës absurde kthehet në llogjikë reale. Shumë personazhe të piktorit K. tek hynë në skenat minimaliste, ai i paraqet trupat vertikalё tё personazheve me cungime, por vetë populli thotë se “Kush nuk ka kokë, ka këmbë.” E çfarë bën piktori K.? Zbaton llogjikën ekzistencialiste popullore. Dhe pjata ovale qeramikë – xham sjell e banjave, personazhe që nuk flasin me gojë por me paraqitejn e tyre, e pra ku ёshtë absurdi këtu nё kёto skena reale!?

Grupet e personazhve me trup të hollë e me kokë të madhe, trupa vertikale ku shpesh koka ёshtё pa trup janë të dëgjueshëm ndaj krijuesit, sespe ai i mbledh ata në mbrëmje dhe bisedon me ta jo si regjizor, sepse personazhet e teatrit absurd nuk kanë nevojë për regjizor.

Njё ditё piktori K. i thonte njё mikeshe artiste se ai i vesh veprat e tij me njё mendim tejet tё thelluar sepse ai lidh fort letёrsinё dhe historinё filozofike me qёllim qё vepra e artit tё kuptohet mё mirё.

Skarabia, siç e kuptonin të gjithë të lashtët në mitologji dhe letërsi, ishte mbi të gjitha edhe simboli i ringjalljes në Egjipt dhe më pas së bashku me ” … atë fije të kuqe të padukshme për sytë e njerëzve …” siç ju me të drejtë e shihni, kjo vepër e shndërron atë midis reales dhe surreales.

 

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV