Rama: Shkolla “Olsi Lasko” në Durrës, ambiente të reja për 775 nxënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Durrës ofron mjedise të reja me kushte dinjitoze e bashkëkohore për mësimdhënien pas rindërtimit në kuadër të programit “EU4Schools”(BE për Shkollat), një financim i Bashkimit Europian, i cili zbatohet nga UNDP Albania.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle që këtë vit të ri mësimor hapi dyert për 775 nxënës dhe 35 mësues, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë e të edukohen në një ambient që s’ka asnjë ndryshim me shkollat e Europës.

Objekti i rindërtuar është një godinë 4 katëshe, përfshi edhe një palestër të mbyllur, sistem qendror ngrohje-ftohje, por edhe sistem ndriçimi me efiçencë energjetike.

Në bashkisë Durrës janë 37 objekte arsimore në programin e rindërtimit, 20 prej të cilave kanë përfunduar dhe 17 të tjera janë në proces ku një pjesë e tyre parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

Deri tani në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 44 objekte arsimore, ndërsa 16 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi./   S.M

Të fundit

1 në 14 qytetarë është komunist, partia kineze në pushtet arrin 100 milionë anëtarë

Për herë të parë në historinë e saj, Partia Komuniste e Kinës ka tejkaluar kufirin prej 100 milionë anëtarësh,...

Trump me syze optike? Bota nuk e kishte këtë informacion për presidentin e SHBA

Presidenti Donald Trump u pa duke mbajtur syze leximi në autokolonën e tij gjatë fundjavës, një pamje e rrallë e presidentit i cili thuhet...

“Do kenë fatin e Metës”/ Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15!

Seanca e parë në GJKKO për aferën ‘Partizani’ është shtyrë ditën e sotme. Lidhur me këtë avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision...

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur, e cila përdoret shpesh nga aktivistët, gazetarët...

Elbasani, qyteti i festave tradicionale/ Bashkia promotore e jetës artistike

Nga ARTUR  AJAZI “Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”. Kështu u shpreh Gledian Llatja...

Lajme të tjera

Web TV