Pak ditë para zgjedhjeve, tryeza Bardhi-Berisha do të mblidhet të martën në Kukës

Deputetët demokratë që mbështesin ish-kryeministrit Sali Berisha dhe grupimii deputetëve në krah të Gazment Bardhit, do të mbajnë takimin e radhës ditën e martë.

Bëhet me dije se takimi mes dy grupimeve do të mbahet në Kukës në orën 12:00, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 24 shtator për kreun e kësaj Bashkie.

Në mbledhjen e kaluar u diskutuan çështje të tilla si: Komisionet Hetimore, koncensionet në Shëndetësi dhe sistemi TIMS.

Kujtojmë se takimi i parë i këtyre dy grupimeve u zhvillua në datën 5 shtator, i thirrur nga Bardhi, ftesë që u pranua nga Berisha dhe ku morën pjesë 43 deputetë. Pas përfundimit të mbledhjes deputeti Bardhi tha se “çështjet që na ndajnë janë më pak se ato që na bashkojnë.”/  S.M