Poshtërimi i lajmeve të mëdha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Duke parë varfërinë e njoftimeve të policisë së vendeve partnere, duke shprehur keqardhjen për minimizimin e punës së uniformave blu, Shqipëria, në kuadër edhe të drejtimit të Këshillit të Sigurimit, është e gatshme t’i mirëpres në kurs intensiv trajnimi falas policët dhe gazetarët e huaj që të mësojnë se çfarë është transparenca dhe si i komunikohet publikut një operacion policie.

E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjellë edhe “lajme të nxehta” për shqiptarë të ndaluar për trafik lëndësh narkotike dhe vrasje. Vetëm sot kemi (deri në këtë moment) 7 lajme.

1. Një 54 vjeçar shqiptar u arrestua sot në Itali, për shkak të një vrasje që kishte bërë në Belgjikë më 1999;

2. Kapen 2.3 tonë kokainë nga policia spanjolle dhe arrestohet kreu shqiptar i celulës së “kartelit ballkanik.

3. Babë e bir nga Durrësi arrestohen në doganën e Malit të Zi, për trafik të afro gjysmë ton hashash.

4. Dy shqiptarë kapen në Itali me hashash, marijuanë, heroinë ekztazi dhe 400 mijë euro

5. Goditet grupi i drogës në Selanik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar.

6. Shqiptari 36 vjeçar dënohet me dy vite burg, nga gjykata në Holandë, pasi kishte tentuar të hiqte 33 kg kokainë nga një kontenier në port.

7. Një çift u arrestua nga policia italiane pasi u kapën me 22 kg heroinë

Të gjithë lajmet e mësipërme janë me burim nga shtypi i vendeve përkatëse, por nuk janë shkruar si duhet.

Në traditën tonë,

1. nuk mund të ketë lajm për arrestim dhe dënim pa vendosur emër dhe mbiemër të personave të ndaluar.

2. Nuk shkon që operacioni policor të mos ketë një emër në anglisht.

Lexo edhe :  Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

3. Nuk mund të ketë aksion të suksesshëm pa përmendur togfjalëshin “inteligjenca policore”

4. Nuk mund të arrestohet dikush pa theksuar bashkëpunimin me policinë e vendeve të tjera.

5. Nuk mund të ketë “arrestime të rastësishme” si psh nga kontrolli në rrugë, çdo arrestim duhet të jetë i mirëmenduar dhe në kuadër të një operacioni ku përfshihet patjetër policia e shtetit.

6. Nuk mund të ketë lajm pa një deklaratë të ministrit të Brendshëm

7. Nuk mund të ketë lajm pa një deklaratë të Kryeministrit ku të thotë që “lufta ndaj krimit ka arritur në një nivel tjetër.”

8. Nuk mund të ketë lajm ku të mos theksohet “vendosmëria për të goditur paligjshmërinë kudo dhe kurdo”

9. Nuk ka kuptim lajmi nëse nuk ka postim në Facebook dhe Instagram

10. Lajmi i madh do reklamë të madhe!

Duke parë varfërinë e njoftimeve të policisë së vendeve partnere, duke shprehur keqardhjen për minimizimin e punës së uniformave blu, Shqipëria, në kuadër edhe të drejtimit të Këshillit të Sigurimit, është e gatshme t’i mirëpres në kurs intensiv trajnimi falas policët dhe gazetarët e huaj që të mësojnë se çfarë është transparenca dhe si i komunikohet publikut një operacion policie.

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV