Nuk gabojnë favoritët në Champions/ Barça shkatërron Antwerpin, City fiton me përmbysje

Nuk zhgënjejnë skuadrat e mëdha në raundin e parë të ndeshjeve në grupet e Championsit. Barcelona, e cila sezonin e kaluar nuk mundi të kalonte as grupet, e ktheu në stërvitore ndeshjen me Antwerpin e Arbnon Mujës, duke fituar thellë 5-0. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 83-të nga trajner Van Bommel.

Manchester City bëri një “shaka” të vogël kur shkoi 0-1 në “Etihad” përballë Crvena Zvezdës, por me fillim e pjesës së dytë kampionët e Anglisë përmbysën shifrat shumë shpejt me dygolëshin e Alvarez dhe finalizimin e Rodrit, për ta mbyllur me fitoren 3-1.