Paris Saint-Germain mposht pastër Dortmundin dhe merr kreun e grupit F

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në sfidën e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmund.

Ndeshja nisi keq për verdhezinjtë pasi që ata u detyruan të bëjnë zëvendësimin e parë që në minutën e 14-të të ndeshjes me Marcel Sabitzer që u largua për shkak lëndimi për t’ia liruar vendin Felix Nmechas.

Goli i parë erdhi në minutën e 47’-të të takimit, me parizienët që arritën të fitojnë një 11-metërsh, të cilën e konkretizoi në gol Kylian Mbappe(1-0).

Pas golit të shënuar, Parisi nuk u ndal dhe vazhdoi me përpjekjet për të shënuar sërish.

Goli i dytë erdhi pikërisht në minutën e 58’-të, me një finalizim të bukur nga Achraf Hakimi i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Vitinhas (2-0).

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por rezultati mbeti i njëjtë, dhe PSG mori fitoren e parë në fazën e grupeve.