”Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh”/Çupi: Ja çfarë fshihet pas dosjes “Beleri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se tensionet në veri të Kosovës dhe çështja ‘Beleri’ në Shqipëri, nuk janë të rastësishme dhe i shikon si dy akte të lidhura me njëra tjetrën.

Çupi u shpreh se Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh. Çupi shtoi se do të ishte mjaft shqetësuese, nëse vendi nuk do të kishte aleancë me SHBA dhe Evropën.

“Nuk është një koeçidencë që zjarret në pjesët e shqiptarisë po themi, jo thjesht të Shqipërisë, janë iniciuar në të njëjtë kohë, ose në të njëjtën periudhë, në akordancë me njëra-tjetrën, tensionet në veri të Mitrocivës që e kanë ngurtësuar çështjet e Kosovës në të gjithë botën dhe problemi krejt artificial i Himarës, ku pritet që ky konflikt deri më tani të jetë fillestari.

I shikoj si dy akte të lidhura me njëra-tjetrën dhe po shikoj që Shqipëria po sulmohet. Shqipëria po sulmohet, të jemi të qartë, të jemi të qetë, të jemi të saktë në konkluzionet tona, që Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh.

Nëse Shqipëria nuk do të kishte aleancat që ka sigurisht, do të ishte shumë shqetësuese, aleancat me SHBA dhe me Evropën. Ky është problem shumë i madh për Kosovën, që praktikisht po i shqelmon këto aleanca dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë një situatë shumë e vështirë.

Cila është arsyeja që po sulmohet me konflikt Shqipëria?

Arsyeja është disaplanëshe, në radhë të parë, fqinjët tanë kanë kriza, sidomos grekët, Greqia ka krizat e veta.

Krizat e veta, si gjithnjë, në historinë e re të Greqisë janë zbrazur mbi fqinjët dhe sidomos mbi ne. Këto janë kriza identitare dhe kriza të mendimit ë Greqisë e cila shpërthen kundër nesh.

Lexo edhe :  Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Por nuk është vetëm kjo, është turizmi, problemi është ekspancioni, dhe një arsye është se Shqipëria është e merituara e shoqeve të veta në Evropë dhe në kontinentet perëndimore”, theksoi ai në një intervistë televizive./   S.M

Të fundit

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV