Tonali para sfidës ndaj Milan: “Emocione të vështira, përballem me skuadrën që më rriti”

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Sandro Tonali of Newcastle United (8) speaks to media during the UEFA Champions League Press Conference at Stadio Giuseppe Meazza on September 18, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Serena Taylor/Newcastle United via Getty Images)

Sandro Tonali rikthehet në Milano dhe në “San Siro”, por tashmë si një kundërshtar i Milanit.

Newcastle do të përballet këtë të martë me Milanin në kuadër të ndeshjes së parë, në fazën e grupeve të Champions League.

Ndërsa ka folur për mediet në prag të këtij takimi, mesfushori i skuadrës britanike u shpreh se ka një përzierje emocionesh, ndërsa shton se Milan është skuadra që ai mbështet.

“Këto janë emocione të vështira, sepse kjo është skuadra që unë mbështes dhe skuadra që më dha mundësinë të rritem. Megjithatë këtë të martë do të jetë diçka tjetër dhe nuk do të kem probleme për të menaxhuar veten. Do të jetë e vështirë të shoh stadiumin plot… do të jetë emocioni më i forte sepse stadiumi dhe tifozeria të ndihmojnë.”-tha ai.