Armando Broja kalon lëndimin dhe pritet rikthimi në fushë ditën e premte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja është gati të rikthehet në fushë nga dëmtimi i gjatë dhe këtë do ta bëjë duke marrë minuta me ekipin U-21 të Chelsea në ditët e ardhshme. Kështu të paktën thuhet në një artikull të “The Daily Mail”, ku pretendohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje të plotë me blutë në Cobham (qendra stërvitore e bluve).

Pas dëmtimit të ligamentit në muajin dhjetor në një miqësore kundër Aston Villa, futbollisti do të luajë të paktën një nga ndeshjet për ekipin U-21. Në kalendar, skuadra e të rinjve u përball dje me Lutonin, teksa Broja nuk ishte, por për të zbritur në fushë është projektuar takimi i së premtes kundër Manchester Cityt U-21 dhe ndaj Northampton U-21 të martën e ardhshme.

Ky është një lajm fantastik për t’u dëgjuar në një kohë kur kërcënimi për golin te Chelsea duket po aq i paefektshëm sa dy sezonet e fundit. Shpresat nuk po vendosen të gjitha te talenti i Brojës për të zgjidhur problemet e ekipit, por do të jetë një nxitje e madhe për skuadrën kur ai të mund të konkurrojë me Nicolas Jackson për pozicionin e numrit 9 në sulm.

Të fundit

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë...

Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV