Gara elektorale në Kukës/ Voton kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

Pas Albert Halilajt nga PS, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata i është drejtuar kutisë së votimit për votën e tij.

Votimi nisi në orën 07:00, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.

Gazetarja Erneta Shevroja raportoi më herët se pjesëmarrja deri në orën 09:00, sipas të dhënave nga ana e KQZ-së ka qenë shumë e ulët.

Deri në orën 09:00, kanë votuar vetëm 4 për qind e votuesve.

Kujtojmë që rreth 45 mijë qytetarë kanë të drejtë vote.

Kukësi po zgjedh kryebashkiakun e ri pak muaj pas 14 Majit, pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual./  S.M