Ky është lloji më i rrallë i personalitetit në botë, a e keni atë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Secili prej nesh është unik, kjo është e sigurt, por sipas testit Myers-Briggs, ne të gjithë i përkasim një prej 16 llojeve të ndryshme të personalitetit që ai njeh. Më e rralla prej tyre quhet INFJ, e cila vjen nga shkronjat e fjalëve angleze për konceptet e introversionit, intuitës, ndjenjës dhe gjykimit. Ajo korrespondon me vetëm 1.5% të popullsisë së përgjithshme.

Personat e karakterizuar nga ky tip specifik personaliteti, ndërkohë që kanë një natyrë introverte, në të njëjtën kohë e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek të tjerët. Ata janë mjaft të aftë, pasi nuk i lënë emocionet e tyre t’i devijojnë, por sjellja e tyre diktohet, në një masë të madhe, nga të menduarit logjik. Në varësi të situatës, ata mund të balancojnë mes vetëkontrollit dhe spontanitetit. Duke qenë se ato kombinojnë tipare nga lloje të ndryshme personaliteti, nuk është e lehtë t’i njohësh ato.

Ata janë mjaft të talentuar në atë që nuk i lënë emocionet e tyre t’i devijojnë, por sjellja e tyre diktohet, në një masë të madhe, nga të menduarit logjik. Në varësi të situatës, ata mund të balancojnë mes vetëkontrollit dhe spontanitetit.

Jane Granneman, autore e ‘The Secret Lives of Introverts: Inside Our Hidden World’, argumenton se karakteristika kryesore e një INFJ është intuita e introversionit. Ai ka dhuntinë, pra, të perceptojë modelet në botën rreth tij shpesh pa e kuptuar as vetë. Në këtë mënyrë, ai është i mirë në psikologjinë e karakterit të atyre që e rrethojnë, një forcë kjo që nuk është gjithmonë e qartë për të tjerët.

E meta e saj kryesore? Pasi e vendos veten lehtësisht në vendin e tjetrit dhe mund të ndiejë atë që ndjen, ai është veçanërisht emocional, duke thithur si sfungjer edhe ndjenjat e një të huaji, për të cilin mund të ketë lexuar, për shembull, në një lajm. Sidomos kur bëhet fjalë për dikë të afërt. Të paktën, falë ndjeshmërisë së tij, ai e kupton instinktivisht se si të mbështesë të dashurit e tij në një kohë të vështirë./E.Ç

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV