Rama: Drejt finalizimit marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Romë, në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani se, marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit.

Pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, duke folur për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, Rama u shpreh se, “nuk dua të përsëris atë që ka thënë në mënyrë shumë të detajuar dhe me shumë kujdes zëvendëskryeministri Tajani ka thënë tashmë, por dua vetëm t’u them shqiptarëve se ka shqiptarë që janë në Itali prej vitesh dhe kontribuojnë prej vitesh në zhvillimin e ekonomisë italiane dhe kemi kuptuar shumë herë që marrëveshja për pensionet është në pikë arritje pothuajse dhe kemi fituar nga premtimi solem nga zëvendëskryeministri që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër, siç ndodh shpeshherë në anët tona”.

“Kështu, të gjithë shqiptarët e shumtë që jetojnë, kontribuojnë, kanë punuar dhe punojnë në Itali, më në fund do të mund të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri, sepse kjo qeveri më në fund do ta çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme nga pikëpamja, jo vetëm financiare, por edhe nga pikëpamja sociale dhe nga pikëpamja e respektit dhe të dinjitetit të punës së njerëzve”, tha Rama.

Konferenca e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani u mbajt pas takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri./ S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV