Lamtumirë i Përndershmi At’Arthur Liolinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shuhet Shqiptari i Shquar i Amerikës i Përndershmi At’ Arthur Liolini,  kleriku dhe kancelari i shquar i Kishës Shqiptare e Shën Gjergjit, -alias- Kisha e Fan Noli-t, Boston -një nga emrat dhe figurat  më të  shquara të Diaspores shqiptare, atdhetarizmit e patriotizmit, kleriku që mbajti gjallë traditën shpirtërore, hyjonre,  njerëzore dhe mikpritëse Noliane.

Iku në amëshim i Përndershmin At’Arthur Liolini, student i fundit i Poliadrikut dhe Eruditit, Fan S.Noli.

Gjatë këtyre dhjetra viteve në Amerikë, jam takuar shpesh, me At’Arthur Liolinin, kemi ndarë gëzime, hidhërime, pagëzime,  kemi perjetuar nderimin e largimin nga jeta të një sere figurash të shquara te çështjes kombëtare, letrave shqipe, por edhe ne aktivitete të ndryshme me taban kombëtar e historik.

Origjina e At’Arthur Liolin është shqiptare, i lindur dhe i rritur në Amerikë. Me At’ Arthur Liolinin më lidhte edhe origjina e të parëve të tij, që janë me origjinë nga Boboshtica e Korcës, nga është edhe origjina e fëmijëve  të mij,  por edhe lidhje gjaku në distance.

I Përndershmi At’ Arthur Liolini, ishte një burrë i gjatë, i pashëm dhe fisnik, vecmas gjatë shërbesave kishtare  me atë veshjen karakteristike të kishës, mbështjellë nga një mantel i verdhë rrezëllues, me zërin e butë, të ngrohtë e të përzëmërt që të mrekullonte me shqipen e kulluar dhe me kulturë që fliste, megjithëse është brezi i tretë i lindur dhe rritur në Amerikë.

Përgjatë gjithë jetës së tij, At’Arthur Liolini me forcën e kujtesës, e vizionit, e mendjes dhe të penës shkroi  një sere materialesh studimore, shkencore, hyjnore dhe historike, dhe nëpërmjet aktiviteteve në dedikim të vlerave kombëtare e historike, sikurse kishte bërë pararendësi i tij,  Noli i Madh.

Ndër materialet studimore, shkencore, historike dhe të shenjtërisë, At Arthur Liolin vleresohet dhe cmohet për ruajtjen dhe katalogimin e  Arkivës Noliane dhe vendosjen dhe ruajtjen e afreskut te Shën Angjelinës Shqiptare në Kishën e Nolit në Boston,  e vetmja femër e shenjtëruar mes 40 shënjtorëve meshkuj.

Mbase do e kem të vështirë që në pak rreshta të përshkruaj kontributin e shquar të At’Arthur Liolinit, që na ka falur kohë nga koha e tij, duke i bashkërenduar kujtesen, ngjarjet dhe vitet, dhe ka nxjerrë në pah vlerat dhe virtytet e Kishës së Nolit, e cila bashkoi shqiptarët e Amerikës pa dallim feje e ideje. Karizma, aureola dhe trashëgimia e Kishës Noliane ndjehen ende sot në mbarë komunitetin shqiptaro – amerikan, mbare kombin e trojet shqiptare, fale perkushtimit dhe kontributit te At’Arthur Liolinit.

Lexo edhe :  Elektorati gri është problemi

Kleriku dhe kancelari i Shquar i Kishes se Nolit, besonte  në parimin bazë e jetësor se vepra dhe kontributi i Nolit flasin shumë, si një domosdoshmëri që vlen edhe në ditët e sotme, ka aftësi universale për të evokuar të kaluarën ngadhnjyese  me njerëzoren, drejt atij vizioni që predikonte Noli i madh, në ruajtjen e traditës, gjuhës, kulturës, identitetin shqiptar.

Moment emocionues dhe mbreselenes ishte dita dhe momenti kur une e intervistova At’ Arthur Liolinin,  ishte ndjesia më e fuqishme e krenarisë kombëtare  në tokën e mundësisë e demokracisë amerikane, aty ne Kishen e Nolit te Madh,  dhe kjo është një arësye e forte dhe shpirterore që  e  përkujtoj sot  ne diten e ikjes se tij ne Ameshim…

Fotot dhe Intervisten me At’Arthur i ruaj si gjënë më të bukur e të shtrenjtë të përjetësimit të vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar, për të treguar se jemi një komb me botë, shpirt  e mendim të lirë, ecim, jetojmë, tregojmë me penë, me kocke intelektuale, me mendje te shendoshe e krahe te forte.

Ndërsa do te kthejmë kokën në perëndimin e viteve  do te dallojme gjurmët e arta të kujtesës së vepres e kontributit  studimor, shkencor historic dhe hyjnor te  te Përndershmit  At’Arthur Liolini dhe te kombit shqiptar ne Amerike qe ai e donte dhe e respektonte me ndjenje qytetarie e njerezore te admirueshme.

Janë gjurmë që gjithmonë do të kujtohen si shprehi e ndodhisë në etapa të ndryshme dhe e ekzistencës së tyre, për t’u përqendruar në erudicionin e një prej figurave që është çmuar shumë prej shqiptarëve dhe amerikanëve, si një figurë hyjnore dhe njerezore dhe e Rilindjes Kombetare ne Amerike.

Një obligim sa shpirtëror e qytetar, sa intelektual e atdhetar ne brezi i tashëm në Amerikë, i deyrohemi figures se te Përndershmi At’Arthur Liolinin.

Lamtumirë i Përndershmi At’Arthur Liolinin,

Lamtumirë miku im i vyer, miku i gjithe shqiptareve ne Amerike, Diaspore dhe kudo ne trojet shqiptare

Të Ikurit si Ti mbeten Jetësisht të ardhur!

Ti do tè mbetesh perhere Klerikui devotshem dhe kancelari i shquar i Kishes Shqiptare e Shën Gjergjit, nje pasardhes i denje i Nolit te madh.

Ti do tè mbetesh perhere ne Panteonin e Arte te kujteses kombetar e historike!

Prehu i qetë mes ëngjujve të Parajsës!

Nderime, Respekt dhe Mirenjohje

Raimonda Moisiu

Author/Freelancer

Florida SHBA

Të fundit

Belind Këlliçi pranon humbjen/ Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi...

3 Fjalitë tipike të thëna nga njerëzit e trishtuar

Trishtimi nuk shprehet gjithmonë me lot…por mund të nxitet edhe përmer fjalëve dhe shprehjeve të formuluara nga njerëzit që janë duke përjetuar një moment...

Babai iu arrestua për blerje votash, kandidatja e PSD në Fier: E pavërtetë…

Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj babait të saj, tashmë të...

Berisha i vetëm në selinë e PD, braktiset nga ‘besnikët’ e tij

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli në orën 10:30. Nga rezultatet e...

Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit...

Lajme të tjera

Web TV