‘Karshillëku’ amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Fatmir Mediu, i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro-amerikanë në Amerikë, të cilët u kanë zënë pritë tek kafja e Kongresit dy- tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe nuk e kanë idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta.

Por për më tepër arsyeja përse Mediu paska dalë në foto me tre njerëz në Kongresin amerikan, paska qenë dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën dhe Fatmir Mediu paska bërë thirrje që ata të largohen andej.

Tani ky dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën është vërtet një provokim i rëndë, por serbët e kanë marrë aq të fortë paralajmërimin nga NATO, nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e BE, sa kamionët ndërkohë janë nisur të zbythen e të kthehen nga kanë ardhur.

Gjasat që Serbia të sulmojë Kosovën, e cila është ende nën mbrojtjen zyrtare të NATO, janë të barabarta me gjasat që Partia Republikane në Shqipëri të sulmojë qeverinë dhe ta rrëzojë.

Natyrisht mundësi për tension ka, por gjasa që një këmbë serbi të shkelë në Kosovë duke mundur NATO-n janë zero.

Ndaj është mirë që zoti Mediu ta ndërpresë këtë vizitën e tij historike në SHBA dhe të kthehet i qetë në atdhe.

Edhe pa shkuar ai në SHBA, vetë SHBA zyrtare, jo ata tre njerëzit që ka nxjerr pa mendje në foto, i kanë marrë masat ta mbrojnë Kosovën.

Madje i kanë marrë gjithmonë, dhe kur ndonjë udhëheqës në Kosovë do të shpëtojë Kosovën nga “pushtimi amerikan”.

Për këtë zoti Mediu duhet siguruar që të jetë i qetë dhe ata dy shokët e tij biznesmenë të mos harxhojnë para kot për foto kaq të shtrenjta.

Nuk di ç’punë tjetër mund të ketë në SHBA, por meqë ka vajtur, le të kalojë një natë dhe tek klubet e natës të këtij shokut të tij në Teksas dhe të kthehet, pasi rreziku në Veri do të tejkalohet dhe pa ndihmën e tij.

Të kthehet se në datën 3 shtator ka gjyq prapë, dhe prokuroria ka thirrur dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën.

Ndryshe nga Mediu, ai nuk ka luksin të shkojë në SHBA dhe të na postojë foto prej andej. Madje tani as gruaja e tij s’bën dot foto nga hotelet luksoze në Kaliforni si dikur.

Lexo edhe :  Gropa gjigande elektorale e PD-An+LSI nuk u mbush dot nga partitë e vogla…

Kështu që ngjan pak si diskriminim që ai si i akuzuar i ngjarjes bën foto nga SHBA, kurse ai tjetri që e ka pas shërbëtor Mediun, nuk bën dot foto as nga SHBA, as nga Anglia.

Nuk është mirë të krijohen përçarje për xhelozi, se gjyqi është përpara dhe gjykata do verifikojë dëshmitë e Shkëlzenit dhe Mediut më 2008, kur flisnin të sigurt gënjeshtra që si verifikonte njeri, me ato që do thonë tani.

Fjala vjen Shkëlzeni ka pas thënë që se ka takuar apo folur kurrë me Delijorgjin, por tani ka fakte që e ka bërë këtë çdo ditë.

Dikur ka thënë se ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut fare rastësisht, por tani ka fakte që nuk janë rastësi.

Shoku i tij Rahmani ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, por në dosje ka shkresa që është përfaqësues i kompanisë amerikane në Gërdec.

Pra kanë shumë punë përpara dhe u duhet unitet dhe koordinim, më shumë se sa udhëheqësve në Kosovë për të përballuar sulmin hipotetik të Serbisë.

Ata së paku kanë vetë Perëndimin dhe SHBA. Dhe i kanë realisht. Kanë, jo vetëm fjalët e tyre, por dhe fuqinë e tyre.

Mediu nuk e ka me vete SHBA në këtë histori, as me fjalë, as me foto, as me mesazhe. E ka kundër. Ka vetëm disa fotografi në SHBA me disa njerëz që flasin anglisht. Nuk i bën shumë punë në gjyq.

Ndaj është mirë të kthehet.

Nëse ka shkuar vërtet për Kosovën të kthehet i qetë se Kosova është në duar të sigurta sa të ketë me vete SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian.

Se edhe Vuçiqi, ka foto me amerikanë shumë më të rëndësishëm se këta të Mediut, por nuk i ka me vete.

Kthehu Fatmir! Kosova është e sigurtë që del e fituar në betejën me Serbinë. Ty më shumë punë mund të të bëjë gjyqtarja, që duket që të ka me sy të mire, se sa SHBA./ S.M

Të fundit

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Lajme të tjera

Web TV