Klopp reagon pas humbjes ndaj Tottenham: “Nuk kam parë kurrë padrejtësi më të madhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpooli rezistoi me 9 futbollistë deri në minutën e gjashtë shtesë, por autogoli i Matip i dhuroi fitoren Tottenhamit në një sfidë të zjarrtë dhe të luftuar. Ku nuk munguan gabimet në gjykim, duke shkaktuar polemika të shumta.

Dy kartonë të kuq për Curtis Jones (26’) dhe Diogo Jota (69’) dhe një gol i anuluar padrejtësisht i Luis Diaz (34’), që do kalonte Liverpoolin në avantazh, kanë tërbuar Jurgen Klopp. Dhe gjithë tifozët e The Reds.

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) pranoi gabimin e teknologjisë VAR në rastin e golit të anuluar të sulmuesit kolumbian. Duke e cilësuar një gabim të rëndësishëm njerëzor.

Trajneri gjerman theksoi pas ndeshjes se ndihet më shumë se krenar për paraqitjen heroike të djemve të tij. Edhe pse është i vështirë për t’u pranuar një gjykim i tillë.

“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Unë nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura!

Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme.

Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë i verdhë. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij.

Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt“, u shpreh Klopp, thellësisht i zhgënjyer për një ndeshje plot episode që do të diskutohet gjatë në ishull.

Të fundit

Bayern-Barcelona, beteja e ethshme për Nico Williams nuk ka mbaruar ende

Nico Williams ka njoftuar Bayern se ka vendosur të transferohet te Barcelona, por kush tha se në Mynih janë...

Paralajmëron Meta/ Mos i ndani këto informacione me AI

Meta më në fund ka bërë një hap të vogël drejt adresimit të ndarjes së tepërt të informacionit personal, që ka ndodhur në feedin...

Fermerët shqiptarë kanë dy vite pa fonde nga BE, IPARD ‘zbarkon’ në Shqipëri

Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për...

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm...

Lajmi befasues: Rusia njeh Kosovën në mënyrë indirekte!

Rusia pranon indirekt pavarësinë e Kosovës. Ose thënë më saktë, presidenti Vladimir Putin, njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ligjëroi pavarësinë, vetëm...

Lajme të tjera

Web TV